Kurti uron Bidenin pas fitores së tij

Lideri i VV-së, Albin Kurti i cili ishte edhe një përkrahës i madh i Joe Biden ka reaguar pas fitores së tij në SHBA.

Ai përmes një postimi në Twitter e uroi Biden për fitoren historike teksa thotë se mezi pret që të forcojmë marrëdhëniet tona.

Postimi i plotë:

Urime për fitoren historike Joe Biden, një mik dhe aleat prej kohësh i njerëzve të Kosovës.

Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor.

Unë mezi pres që të forcojmë marrëdhëniet tona.