Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas IHMK-së temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë Celcius.

Njoftimi:

Java e parë e korrikut do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Të mërkurën do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.