Kurti viziton familjet Dehari e Xheladini

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputeti Liburn Aliu, ka vizituar familjen Dehari.

Ai ka thënë se i kujton me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin. Kujtojmë se në vitin 2007, Arben Xheladini dhe Mon Balaj kanë ndërruar jetë pasi janë qëlluar me plumba gome nga Policia e UNMIK-ut gjatë një proteste të organizuar nga VV.

Ndërsa në vitin 2016, Astrit Dehari është gjetur pa shenja jetë në burgun e Prizrenit.

“Me Liburnin, te Shaban Xheladini dhe Avni e Xhemile Dehari. Në natën e tretë të Vitit të Ri 2021 i gëzohemi fitoreve e sukseseve që i kemi përpara, por edhe i kujtojmë me mall e dashuri Arbenin e Monin, Arbnorin e Astritin”, ka shkruar Kurti.