Kurtit i del edhe videoja ku e sulmonte Oliver Ivanoviqin, që e lavdëroi dje

Dhe… u publikua! Videoja ku personalisht Albin Kurti flet për Oliver Ivanoviqin të cilin dje e lavdëroi me fjalë të zgjedhura. Çka tha në këtë video kryeministri i Kosovës?

Kurti duket derisa flet para një grumbulli qytetarësh pikërisht për politikanin e vrarë më 16 janar të vitit 2018 në rrethana ende të pazbardhrua. Dhe ajo që thotë, do ta demantojë atë në çdo pretendim se… nuk e ka ditur kush ishte Ivanoviqi.

“Oliver Ivanoviqi i ka kriju “Rojet e Urës” (e pakuptueshme) 11364 shqiptarë i kanë dëbu prej veriut të Mitrovicës vetëm gjatë muajit shkurt të vitit 2000. Sepse mes natës së 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 i kanë vra 11 shqiptarë në veri të Kosovës qita “Roje të Urës”, qiky Oliver Ivanoviq,” – dëgjohet derisa thotë kryeministri.

https://streamable.com/rk2cb3