Kusari-Lila: BE do të vendosë masa për arsye që as vet nuk mund t’i artikulojë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shkruar se masat e paralajmëruara nga BE-ja ndaj Kosovës, do të ndodhin për herë të parë në historinë e Unionit, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se këto masa po vendosen pasi Kosova tentoi të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij.

“Do të jetë hera e parë në historinë e BE-së dhe ndoshta e fundit që Komisioni Europian vendos masa ndaj demokracisë për arsye që nuk mund t’i artikulojnë. Ose, mund të jetë pse: Kosova u përpoq të zgjeronte sundimin e ligjit në territorin e tij; Kosova mbajti zgjedhjet dhe respektoi rezultatet”, thuhet në postimin e saj.

Kujtojmë që BE-ja ka paralajmëruar masa ndëshkuese ndaj Kosovë pas situatës tensionuese në veri të vendit./Fokusi.info/