Rrahje masive pas një goli “jo fer” në ndeshjen Leeds-Aston Villa (video)

Leeds United dhe Aston Villa kanë barazuar sot 1:1 në xhiron e 45-të të kategorisë së dytë angleze në futboll.

Por, në këtë ndeshje ka ndodhur diçka mjaft e pazakontë.

Lojtarët e Leedsit nuk e respektuan rregullin e “Fair-Play” derisa një futbollist mysafir ishte i shtrirë në fushë për shkak të lëndimit dhe shënuan gol.

Mateusz Klich realizoi në minutën e 72-të, derisa pas këtij goli u krijua një tollovi e madhe dhe futbollistët u përleshën mes vete.

Për shkak të kësaj, gjyqtari i ndeshjes e ndëshkoi me karton të kuq futbollistin e Aston Villas, Anwar El-Ghazi, derisa dy lojtarë të tjerë morën kartonë të verdhë.

Goli i vendasve krijoi shumë polemika në taborin e të dyja skuadrat derisa trajneri i Leedsit, Marcelo Bielsa detyroi lojtarët e tij t’ia lëshojnë një gol Aston Villa.

Me të nisur topin nga mesi i fushës, një lojtar i mysafirëve shkoi deri te porta e Leedsit duke shënuar i papenguar golin e barazimit 1-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.

https://streamable.com/0ozic