Kusari-Lila e mbajti të fshehtë udhëtimin në Zvicër, asgjë nuk publikoi

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar sot pas publikimit të disa shkrimeve në mediat zvicerane se Kosova dhe Serbia kanë diskutuar fshehurazi në Zvicër.

Pas këtyre raportimeve ku u përmend edhe emri i saj, Kusari-Lila e pranoi se ka qenë ne Zvicër, por sipas saj, nuk ka pasur bisedime sekrete, por ‘vetëm tituj sensacional”.

Megjithatë, Mimoza Kusari-Lila po del se e ka mbajtur të fshehur udhëtimin e saj në Zvicër.

Në profilin e saj zyrtar në Facebook, ajo nuk ka publikuar asnjë postim nga Zvicra, shkruan Demokracia.com.

Nëse takimi në Zvicër nuk do të ishte sekret, Mimoza Kusari-Lila sigurisht se nuk do të ndalonte së postuari fotografi nga Zvicra për të treguar sa e rëndësishme është bërë, meqë po e ftojnë në tryeza jashtë Kosovës.

Kusari-Lila përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ka pasur “titull sensacional” në raportimin e mediumit zviceran dhe ka shpjeguar si u organizuan takimet.

“Për të sqaruar edhe një herë, organizata Amerikane Council for Inclusive Governance, në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës, organizon takimet e radhës së dytë, mes përfaqësuesve politik nga Kosova dhe Serbia”, ka shkruar ajo.

Tutje, Kusari-Lila pretendon se takime të tilla mbahen që nga viti 2015, ku madje marrin pjesë edhe opozita.

“Titulli i publikuar nga gazeta zvicerane NZZ, “Takime Sekrete” është senzacional, ndërsa nuk ka asgjë senzacionale gjatë takimeve. Nga Kosova, të gjitha partitë parlamentare shqiptare dhe përfaqësuesit serb janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë”, ka thënë tutje ajo. /Demokracia.com/