E pranon edhe Van Dijk: Nuk krahasohem me Messi-n

Mbrojtësi i Liverpoolit, Van Dijk i cili shkëlqeu vitin e kaluar me ekipin tij, ka folur rreth ndarjes së çmimit për më të mirin nga FIFA.

Ishte sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi i cili e mori çmimin me plotë meritë.

Kurse, mbrojtësi holandez u radhit si i dyti pas superyllit të Barcelonës, dhe para sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldos që e zuri vendin e tretë.

Holandezi ka folur për votat dhe për gjashtë herë “Topin e Artë”.

“Njerëzit kanë votuar dhe morën një vendim që të gjithë duhet ta pranojmë”.

“Me Messi-n nuk mund të krahasohet askush, është tjetër nivel”, ishin fjalët e mbrojtësit.