Policia për aksidentin në Çagllavicë: Shoferi humbi kontrollin mbi automjetin, 3 persona u lënduan

Tre persona janë lënduar dhe tri lokale kanë pësuar dëme materiale si pasojë e një aksidenti sot në Çagllavicë.

Sipas policisë aksidenti u shkaktua pasi shoferi humbi kontrollin mbi automjetin e tij.

Këto informacione i dha zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet,ngasësi i së cilës ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në tri lokale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.