Theret me thikë një person në Prishtinë

Një person është therur me thikë ditën e hënë në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, rreth orës 11:00.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, Policia bën të ditur se ne vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.