Kusari – Lila: Për çështjen e Klan Kosovës duhet të zbardhen të gjitha faktet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila, ka kërkuar që të zbardhen të gjitha faktet sa i përket çështjes së mediumit Klan Kosova dhe pezullimit të licencës.

Në një konferencë për media ajo tha se “Klan Kosova” nuk i ka plotësuar të gjithë dokumentet e nevojshme dhe se sipas saj Kosova vazhdon të paraqitet si pjesë e Serbisë.

“Është shumë e dobishme për gazetarët për opinionin, zbardhja e të gjitha fakteve. Është e rëndësishme që shtetas të Kosovës nisen në Serbi marrin nënshtetësi, vazhdojnë në Maqedoni për ta blerë një medium në Kosovë”, ka thënë ajo.

Ajo ka kërkuar nga pronari i Klan Kosovës të dalë me sqarime në lidhje me këtë çështje.