Dy vjet burg për tre të akuzuarit që sulmuan Valon Sylën

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar secilin prej tre të akuzuarve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla me dy vjet burg.

Aktgjykimi ndaj Lum Dërvishit dhe Kenan e Okan Hasanit u shpall të enjten nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani, raporton Betimi për Drejtësi.

Atyre në burgim do t’u llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak nga prilli në dhjetor.

Aktakuza ndaj tyre ishte ngritur më 4 gusht të këtij viti si pasojë e sulmit që ata e kishin kryer më 11 prill të këtij viti.