Kusari-Lila: Tërheqja e parave të Trustit nuk kalon, dëmton të ardhmen e 600 mijë qytetarëve

Mimoza Kusari-Lila nga VV ka thënë se projektligji për tërheqjen e Trustit nuk do të kalojë.

Ajo u shpreh e bindur se ky projektligj nuk kalon duke theksuar se do të ndikonte në shkatërrimin e një sistemi por edhe në prishjen dhe dëmtimin e të ardhmes së 600 mijë qytetarëve.

“Unë jam e bindur se nuk do të kalojë, megjithatë një situatë hipotetike në një vendim ndikon drejtëpërdrejt në shkatërrimin e një sistemi por edhe në prishjen dhe dëmtimin e të ardhmes së 600 mijë qytetarëve gjegjësisht të humbjes së një rrjete apo sistemi garantues për pleqëri të mirëfilltë”, tha ajo në Tëvë1.