Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ndërkohë gjatë ditës reshjet do të ndërpriten dhe priten intervale kohore me diell, por prapëseprapë priten riga të lokalizuara shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje, ndërsa në viset më të larta malore priten reshje bore.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Priten ulje të lehta të temperaturave, kurse në majat e maleve në veri mund të ketë reshje bore.

Në Maqedoninë Veriore sot priten reshje shiu dhe intervale kohore me diell. Në Mal të Zi sonte priten reshje shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore priten reshje të dendura bore.

Të mërkurën pritet të kemi mot me alternime vranësirash dhe intervaleve kohore me diell, po ashtu mund të ketë edhe riga lokale shiu.

Nga e enjtja na pret një ciklon i ri i cili do të na sjellë reshje të reja të dendura shiu./Meteoballkan