Kusari: SBASHK’u qe tre vjet e vonon vitin shkollor, fëmijët peng të sindikatës

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë të dielën se “fëmijët nuk mund të shfrytëzohen për qëllime sindikale”.

Thotë se “për tri vite radhazi po shtyhet procesi mësimor nga sindikata”.

“Nuk ka më asnjë arsyetim të dënohen fëmijët me mungesë mësimi si pasojë e kërkesave të SBASHK-ut, të cilat për tri vite radhazi shtyejnë fillimin e vitit të ri shkollor”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

“Fëmijët nuk mund të shfrytëzohen peng të qëllimeve të sindikatēs, pasojat e të cilit veprim do t’i vuajnë edhe shumë gjatë”

Ajo po ashtu ka thënë se “nesër, mësimdhënësit dhe nxënësit duhet të takohen, ku e kanë vendin, në shkolla”.

Greva e arsimit ka nisur më 25 gusht dhe nuk është arritur ende marrëveshje në mes Qeverisë dhe sindikatës.