Kush do jenë bartësit e listave për deputetë të BDI-së, përmenden disa emra?

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, partitë politike tashmë kanë filluar kalkulimet se kush do të jenë bartësit e listave për deputetë.

TV21 përmes një kronike ka nxjerrë disa nga emrat e mundshëm të BDI-së që do të jenë në listat për deputetë. Jozyrtarisht sipas burimeve nga BDI për TV21, bartësi i listës në njësinë 1 zgjdhore do të jetë kryetari i degës së Cairit, Izet Mexhiti, në njësinë nr.2 përmendet emri i Ilir Hasanit nga Kumanova, specialisti i njohur i mjekësisë aktualisht drejtor i Klinikës së Traumatologjisë. Në njësinë nr.6 zgjedhore dihet që bartës do të jetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ndërsa sipas TV21 nuk dihet se kryeparlamentari Talat Xhaferi do të jetë në njësinë nr.6 apo do të gjendet në njësinë nr.5 zgjedhore. Mexhiti për TV21 ka theksuar se ende nuk është biseduar në këtë temë. Një përgjigje të ngjajshme ka dhënë edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.