Oda e Infermierëve deklarohet pas rastit të dhunës në Pejë

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë shprehet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, OIK thotë se sjellje të tilla janë të pa pranueshme dhe OIK është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor.

“Sjellje të tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi”, shkruan OIK.