Kush ishte Fadil Vokrri? (Video)

0
322

Sot ka ndërruar jetë legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri pas një sulmi në zemër.

Kjo është biografia e Fadil Vokrrit:

Në vitet e 80-ta, Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futbollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit.

Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Miroslav Blazhevic, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.

Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante dhe për Dinamo e Zagrebit.

Po në këtë periudhë (1984-1987) Vokrri ishte anëtar i reprezentacionit shtetëror, për të cilin pati 12 paraqitje dhe 6 gola të shënuar. Nga këto ndeshje kujtoj atë të 14.10.1987, në stadiumin “Grbavica” të Sarajevës të cilën “të kaltërtit” e kishin fituar 3:0 përballë Irlandës Veriore , në të cilen une Fadil Vokrri kam pas shënuar dy super gola (12′ e 34′) dhe ka qenë futbollisti i ndeshjes.

i tërë publiku në stadium thrriste emrin tim, që ta ekzekutoj atë penallti dhe të bëjë “heat-trick”, por, unë vet nuk kam dashtë që ta shutoj penalltinë, dhe mbeta me dy gola, ndërsa penalltinë e ka realizuar Faruk Haxhibegiç (74′)” .

Ndërsa në vitin 1990 deri 1992 Vokrri shijoj kampionatin turk duke qenë anëtar i Fenerbahçe (53 ndeshje 19 gola).

Nga kjo kohë Vokrri kujton : “Të luash në kampionatin turk dhe ate në skuadër nga Stambolli do të thotë të përjetosh emocione të zjarrta të njerëzve që merren me futbollin si dhe tifozëve. Futbolli në Turqi në atë kohë për turqit ka qenë i rëndësishëm po thuajse sikur feja. Më kujtohen dy ndeshjet e Fenerbahçes kundër Gimaresh në kuadër të Kupës UEFA nga të cilat ne dolëm fitues, ndërsa unë kam shënuar gol në dy ndeshjet”.

Ndeshja Fenerbahçe – Vitoria Giumaraes ishte zhvilluar në kuadër të xhiros së parë të Kupës së UEFA-së, edicioni 1990/1991, të cilën Fenerbahce, atëbotë e drejtuar nga trajneri holandez Guuss Hiddink, me portierin gjerman Toni Schumacher në portë, e Fadil Vokrrin në sulm, kishte fituar 3:0. Golin e parë e ka shënuar Vokrri në minutën 34. Në ndeshjen e kthimit përsëri ka fituar Fenerbahçe me rezultat 3:2. Edhe në këtë ndeshje përsëri ka shënuar gol Fadil Vokrri dhe përsëri golin e parë, në minutën e gjashtë.

Fadili na tha se në atë kohë klubet nga Turqia nuk ishte se i kalonin lehtë garat e UEFA-së, prandaj kjo ka qenë një festë e madhe në Stamboll.

Katër vitet e fundit të karrierës së tij aktive si futbollist, Fadil Vokrri përsëri i kaloi në Francë duke luajtur për Bourges (1992/93) dhe Montlucon (1993/95) ku edhe e ka përfunduar karrierën aktive si futbollist. Po ashtu, Vokrri luan edhe për skuadrën Nimes.

Fadil Vokrri i takon të ashtuquajturës “Gjenerata e Artë e Prishtinës” dhe nga po kjo gjeneratë si dhe nga shumë e shumë njohës dhe dashamirë të sportit në përgjithësi, e të futbollit në veçanti, Fadil Vokrri konsiderohet “legjendë e gjallë” e futbollit kosovar dhe futbollist që i kalon përmasat e një sulmuesi te zakonshëm.

Fadil Vokrri ishte i jashtëzakonshëm. Ishte i veçantë, ishte zgjedhja për ekipin e tij, e ishte enigma për ekipin kundërshtarë. Fadil Vokrri , siç mund të shihet nga statistikat, ka një numër të konsiderushëm të golave të shënuara, por aftësia dhe vlera e tij më e madhe atëbotë kanë qenë asistimet e tij për bashkëlojtaret e vet. Fadili ka qenë i tillë në fazën e sulmit që me kreativitetin e tij të vazhdueshëm në lojë gjithëmon bashkëlojtarin e ka shërbyer në momentin më të mirë për të shënuar gol.

Po thuaja se në çdo ekip ku ka luajtur Fadil Vokrri, ai e ka bërë një golashenues të dalluar, i cili këtë epitet e ka marr vetëm falë asistimeve të mrekullueshme që i ka bërë Fadili. Fundja bashkëlojtarët e Fadilit në sulm shpesh herë ishin gati krejtësisht të lirë sepse rreth Vokrrit gjithnjë ishin më së paku dy futbollistë, e shpesh herë edhe nga tre e katër!

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë.

Pas një kohe të suksesshme atje, Fadili u kthye në Kosovë dhe jetoi në Prishtinë.

Në shkurt të vitit 2008 ai u zgjodh president i Federatës të Futbollit të Kosovës, (FFK) me mandat katërvjeçar.

Fadil Vokrri konsiderohet njeriu më meritor për hapjen e dyerve drejt anëtarësimit të Kosovës në dy shtëpitë e futbollit, atij europian dhe botëror – UEFA dhe FIFA.