Kush po merr pjesë në takimin Rusi-Ukrainë

Ukraina kërkoi një “armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqje të trupave ruse” të hënën.

Delegacioni i vendit ka arritur për bisedime me Rusinë në kufirin ukrainas-bjellorusi, tha një deklaratë nga presidenca ukrainase, raporton CNN.

Delegacioni përfshin disa zyrtarë të rangut të lartë, por jo vetë presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Nëpërmjet mediave ruse zëdhënësi Dmitry Peskov tha dje se delegacioni rus përfshinte përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale.

Ndërsa, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se pala ukrainase përfshinë Ministrin e Mbrojtjes, këshilltarin e shefit të zyrës së presidentit, zëvendësshefin e parë të delegacionit të Ukrainës dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme.

Takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë erdhi pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.