Kushtetuesja hedh poshtë ankesën e KEDS-it për punëtorët e larguar(VIDEO)

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e KEDS-it për të vlerësuar kushtetueshmërinë e aktvendimit të Gjykatës së Apelit ku u refuzua ankesa e kësaj kompanie ndaj përjashtimit të punëtorëve në mënyrë të jashtëligjshme të datës 12 nëntor 2018.

“Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me nenin 113.7 të Kushtetutës, në lidhje me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës”, thuhet në deklaratë.

Punëtorët e larguar nga KEDS-i, kanë protestuar vitin e kaluar kanë pasur edhe protesta pranë kompanisë dhe Gjykatës Kushtetuese vitin e kaluar.

Bordi i KEDS-it nuk respektoi urdhrin nga Gjykata që t’i ftojë në punë brenda 3 ditëve, më datë 23 nëntor 2018, kur edhe e mori këtë urdhër për t’i kthyer ata në punë.

Protesta e tyre erdhi pasi KEDS-i nuk ka respektuar vendimin e Gjykatës që punëtorët të kthehen në vendin e tyre të punës për tre ditë.

95 punëtorë janë larguar para tri vjetëve nga puna pa ndonjë paralajmërim, disa prej tyre kanë bërë marrëveshje dhe kanë pranuar disa rroga. Por, 78 të tjerë jo e për këta Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 nëntor pati dhënë urdhër për përmbarim në afat prej tri ditësh për t’u rikthyer në vendin e punës.