Eskalon ambasadori rus: Ukraina e SHBA-ja përmes zogjve e lakuriqëve do t’i përdorin armët biologjike

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebezya ka pretenduar se Ukraina dhe SHBA-ja kanë një plan që t’i përdorin armët biologjike përmes zogjve migrues, lakuriqëve dhe insekteve.

Reagimi i tij vjen pasi u tha se Rusia është ajo që po tenton të përdor agjentë biologjik apo kimik, e që sipas Nebezya, Ukraina dhe SHBA-ja po tentojnë t’i përhapin agjentët e tyre edhe përtej kufijve ukrainas, përcjell Demokracia.com.

“Ne iu bëjmë thirrje që të mendoni për një rrezik biologjik të vërtetë për popullin e Europës, i cili mund të vijë nëse agjentët biologjik dalin nga Ukraina. Nëse ekziston një skenar i tillë, e gjitha Europa do të përfshihet nga ta”, tha ai.

Ambasadori rus vazhdoi më tutje me pretendimet e tij se rreziku vjen nga “nacionalistët radikal ukrainas” të cilët sipas tij, bashkëpunojnë me SHBA-në, përcjell Demokracia.com.

Më herët të premten ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Julianne Smith, ka deklaruar se Rusia mund të jetë duke planifikuar që të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë kundër civilëve të Ukrainës.

Smith shton se SHBA është shumë e shqetësuar kur bëjnë akuza kundër Ukrainës, lidhur pikërisht me këto armë.

Ambasadorja Smith ka përfunduar se Rusia mund të përdorë agjentë kimikë ose biologjikë për atentate.