Kuvendi i Kosovës mban seancë të hënën, ja çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë vazhdimin e seancës.

Kjo u bë e ditur nga Zyra për komunikim e Kuvendit, ku mes tjerash u tha se seanca do të fillojë nga ora 12:00.

Në rend dite është zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Kuvendi edhe njëherë ka bërë të ditur se prania e mediave, për shkak të situatës me COVID-19 është e pamundur.