Kuvendi i Shqipërisë bëhet me 122 deputetë, pranon mandatin edhe Ramazan Gjuzi i LSI

Java e re prodhoi një zhvillim të ri politik, shterimin e listave të kandidatëve pa arritur të plotësohen të plota vakancat e shkaktuara në Parlament nga djegia e mandateve në bllok nga PD-LSI.

Ramazan Gjuzi ishte kandidati i fundit nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili me shprehjen e vullnetit për t’u bërë deputet ketë të hënë, jo vetëm ezauroi listën e kandidatëve të kësaj force politike, por edhe plotësoi numrin e plotë të ish-grupit parlamentar të drejtuar nga Monika Kryemadhi para vendimit ekstrem të djegies se mandateve.

Bashkë me deputet “rebel” Lefter Kokën deputetët nga radhët e LSI në Parlament numërohen 18.

Nga lista e Partisë Demokratike të ashtuquajtur “tradhtar”, u shënuan më pak.

Ish-grupi parlamentar nuk u formua dot, pasi vetëm 23 kandidatë pranuan të ulen Kuvend krah Rudina Hajdarit e Myslym Murrizin, të cilët thyen vendimin e partisë duke mos e kapur kuotën e 43 deputetëve.

Parlamenti me deputetët e rij merr një konfigurim të ri në përmbajtje, por jo në numër, pasi Parlamenti shënon 122 deputet nga 140. Në këto kushte krijohet një situate e paparashikuar në Kod Zgjedhor apo Kushtetutë.

Partia Socialiste ka deklaruar se nuk do të pranojë të marrë mandate, që nuk i janë dhënë drejtpërdrejtë nga zgjedhësit me votë, ndërsa nga radhët e opozitës jashtë parlamentare janë shënuar zërat e parë, të cilët i kërkojnë Presidentit të shpërndajë Parlamentin pasi nuk respektohet neni 64 i Kushtetutës, ku parashikohet që Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë./TCH/