Kuvendi mban dy seanca, njëra e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet dy herë, fillimisht në një seancë të jashtëzakonshme, ndërsa më pas edhe në seancën e rregullt plenare.

Seanca e jashtëzakonshme është ftuar në ora 09:00 dhe do të shqyrtohen këto dy pika:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

2. Shqyrtimi i Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ndërsa seanca plenare është paralajmëruar në ora 10:00. Këtu në rendin e ditës janë vendosur 20 pika ndër të cilat edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj e ftuar nga PSD në lidhje me moscaktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës.

Ja rendi i plotë i ditës për seancën plenare të Kuvendit të Kosovës:

Rendi i ditës

1.         Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2.         Koha për pyetje parlamentare,

3.         Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.         Miratimi i rezolutës në lidhje me vëllezërit Bytyqi,

5.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

6.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

7.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

8.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

9.         Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësim ndryshim të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,

10.       Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për rregullimin e shërbimeve të ujit,

11.       Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit të Procedurës penale,

12.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim,

13.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

14.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Diasporën,

15.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit të Punës,

16.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Pronën Publike,

17.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,

18.       Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/l-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/l-247,

19.       Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialdemokrate, në lidhje me mos-caktimin dhe rritjen e pagës minimale në Republikën e Kosovës,

20.       Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës.