47 kandidatë për deputetë probleme me ligjin, vendimi për ta merret së shpejti

Sot ishte afati i fundit që të zyrtarizohet numri i kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme me ligjin.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë bërë të ditur se janë 47 kandidatë që janë pjesë e listave zgjedhore të cilët janë shpallur fajtor në tri viteve fundit.

Valmir Elezi nga KQZ ka thënë për lajmi.net se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka pranuar përgjigjet nga: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa; Këshilli Gjyqësor i Kosovës; Ministria e Punëve të Jashtme; dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.Të gjitha këto institucione janë përgjigjur në kërkesat që kemi pasur për secilën prej tyre, e të cilat i kemi bërë të ditura në konferencën e së hënës.Nga përgjigjja që kemi marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, rezulton se 15 nga 28 subjektet politike që kanë aplikuar për çertifikim kanë kandidatë të cilët nuk janë në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, germën q, e cila specifikon se kandidat për deputetë nuk mund të jetë një person i cili është shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit. Në përgjithësi, janë 47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”tha ai.