Kuvendi mblidhet nesër për dy seanca të jashtëzakonshme

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca të jashtëzakonshme rreth zhvillimeve aktuale në vend.

Në njoftimin për medie, bëhet e ditur se seanca e parë do të nis në ora 10:00, kurse e dyta në ora 11:00, njofton Fokusi.info.

Në seancën e parë do të votohet në lexim të dytë Projektligji për tatimin në të ardhurat e korporatave, ndërsa në seancën e dytë e cila fillon pasi të përfundoj e para, deputetët do të diskutojnë për gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës.