Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Pagat

Është miratuar në parim Projektligji për Pagat, shkruan Fokusi.info.

Në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, 68 deputetë kanë votuar pro e asnjë kundër, asnjë abstenim.

“68 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 68 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca./Fokusi.info.