Kuvendi miraton rezolutën kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës e ka votuar rezolutën kundër mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

76 deputetë votuan pro kësaj rezolute, asnjë nuk ishte kundër dhe një abstenoi.

Draft-rezoluta u propozua nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila derisa e njëjta më pas u harmonizua edhe me grupet parlamentare të LDK-së, AAK-së dhe Grupit Multietnik.