Ua mësyjnë kafeneve: Arrestohen 51 persona në Mitrovicë

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se arrestimi ka ndodhur në dy lokale, të cilat ishin hapur dhe të njëjtat kanë pranuar klientë.

“Rr. ‘Ulqini’, Mitrovicë, 04.05.2020 – 23:30. Njësiti policor gjatë patrullimit ka hasur në një lokal të hapur, brenda të cilit kishin qenë 25 persona meshkuj kosovarë, që nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar lënda e rastit, e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë”.

“Rr. ‘Bashkimi Kombëtar’, Mitrovicë, 05.05.2020 – 00:10. Njësiti policor gjatë patrullimit në një shtëpi private të improvizuar si kafene ka hasur 26 persona meshkuj kosovarë, të cilët nuk e kishin respektuar vendimin e Qeverisë. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, pronar i lokalit, është iniciuar lënda e rastit, e cila me urdhër të prokurorit procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa me personat tjerë janë marrë inspektorët sanitarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 17 persona në Prizren, 3 në Prishtinë dhe 1 në Gjilan.