Kuvendi në Shqipëri, miraton paktin e ‘5 Qershorit’

Është miratuar në Kuvend, marrëveshja e 5 qershorit e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

‘Pro’ marrëveshjes votuan 100 deputetë. Ndërkohë kanë qenë 6 deputetë që kanë votuar ‘kundër’ kësaj marrëveshje të arritur më 5 qershor, ndërsa 3 deputetë të tjerë kanë qenë ‘abstenim’.

Marrëveshja mund të kalonte edhe me 84 vota, por PS-ja firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare pak ditë më parë.

VOTAT PËR MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT:

100 Pro

6 Kundër

3 Abstenim