Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për ikjen e të rinjve

41 deputetë kanë kërkuar nga kryekuvendari, Kadri Veseli, që të thërras një seancë të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.

Në kërkesën që deputetët i kanë drejtuar Veselit, thuhet se shifrat e publikuara se numri i të rinjve të larguar ka kaluar shifrën prej 170 mijë janë alarmante, njofton Klan Kosova.

Sipas deputetëve, ekziston rreziku permanent që kjo shifër të rritet akoma dhe t’i sjell vendit rrezik të madh, atë të boshatisjes së vendit nga rinia.
Seanca pritet të mbahet nesër nga ora 10:00.