Djokoviç fitues i Wimbledonit, e mposht Federerin pas pesë orësh lojë

Novak Djokoviç konfirmohet “mbret” i Wimbledonit, pasi mposhti 3 – 2 në finalen e këtij grand slemi, Roger Federer (7-6, 1-6, 7-6, 4-6, 13-12).

Një duel epik mes dy tenistëve të mëdhenj, që u mbyll pas një lojë që zgjati 5 orë e dy minuta.

E pabesueshme sesi Federer humbi 2 championship point në lojën e 16 të setit final. Federer arriti më pas t’u rezistonte sulmeve duke e çuar rezultatin 12-12, por në “tie break” 37-vjeçari u thye dy herë në shërbim, duke humbur 7-3.

Për Djokoviç, ky ishte suksesi i 5-të në Wimbledon, ku në 3 finale ka mposhtur pikërisht Roger Federerin.