Kuvendi nis seancën me këngën “Baresha”

Seanca e Kuvendit të Kosovës e udhëhequr për herë të parë nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka filluar me këngën “Baresha” të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës.

“Në nderim të Nexhmije Pagarushës sot do të ja fillojmë seancës me zërin e saj me njërën nga perlat e muzikës më të bukur shqipe”, deklaroi kryeparlamentarja në nisje të seancës.

Nexhmije Pagarusha, ka vdekur javën e kaluar pas një sëmundje të rëndë.

Në rend dite është themelimi dhe funksionalizimi i komisioneve parlamentare.

Në sallë sipas kryeparlamentares Vjosa Osmani të pranishëm janë 103 deputetë.