Kuvendi nuk e miraton projektligjin që rregullon çmimin e barnave. Konjufca sërish voton ndryshe nga VV

0
144

Nuk ka kaluar Projektligji që rregullon çmimin e produkteve medicinale, shkruan Fokusi.info.

42 deputetë kanë votuar kundër këtij projektligji, 19 ‘për’, ndërkohë dy kanë ‘abstentuar’.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sërish ka votuar ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kur Projektligji u hodh në votim pas një debati të zgjatur rreth kësaj teme, Konjufca abstenoi, ndërkohë që VV votoi kundër.

Njësoj pati vepruar edhe për Projektligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë.