Kuvendi vazhdon sot seancën plenare

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare të nisur të premtën, më 19 nëntor.

Seanca prtiet të fillojë në ora 14:00, ndërsa në rend të ditës janë 19 pika.

Rendi i ditës:

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovëspër vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovëspër vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovarepër Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovëspër vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovëspër vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy (2) nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një (1) nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.