Ky do të jetë dizajni i ri i ‘New Born’

Kreatori i monumentit ‘New Born’, Fisnik Ismaili ka prezantuar dizajnin e ri që do të bëhet për 17 shkurt.

Dizajni i ri i këtij monumenti do t’i kushtohet viktimave të abuzimit seksual.

” Kushtuar të gjitha viktimave te abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës., ka shkruar Ismaili në postimin e tij.

Monumenti ‘New Born’ është zbuluar me 17 shkurt të vitit 2008 dhe për çdo vit në ditën e Pavarësisë së Kosovës, dizajni i monumentit ndërrohet.