Ky është 23 vjeçari që ka ndërruar jetë në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Deçan (FOTO)

Fatlind Hysenaj është personi 23-vjeçar që ka ndërruar jetë në aksidentin e mëngjesit të sotëm në Deçan, ndërsa Shkëlqim Kameraj është 26-vjeçari që ka mbetur rëndë i lënduar, raporton Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Isniq, rreth orës 2 e 50 minuta. Shkaktar i aksidentit sipas njoftimit të Policisë së Kosovës ka qenë shpejtësia e madhe e veturës.

Vetura që drejtohej nga Hysenaj është përplasur me një shtëpi jashtë rrugës, aty ku ka ndërruar jetë në vend 23-vjeçari, ndërsa Kameraj ka pësuar lëndime të rënda trupore. Gjendja e tij vazhdon të jetë kritike sipas Policisë së Kosovës.

“Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm. Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve”.