Sulmohet punëtori i kafiterisë në Suharekë

Tre persona janë arrestuar në Suharekë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në një kafiteri, kanë sulmuar punëtorin e kafes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Fokusi.info/