“Unë s’bëj skena teatrale, s’jam kësi lloj avokati”, Hooper i kundërpërgjigjet kryeprokurorit të Speciales

Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper është ankuar në formën e punës së Prokurorisë së Specializuar në nxjerrjen e materialeve.

Ai ka thënë se Prokuroria po tregohet shumë jo-bashkëpunuese, shkruan lajmi.net.

“Ta bëj të qartë që në masën që është e mundur, unë e kuptoj që ka vështirësi logjistike për paraqitjen e provave në një sistem elektronik dhe sigurisht që ka vështirësi që e bëjnë edhe më të vështirë punën edhe të prokurorit edhe të tjerëve e më të cilat të gjithë po punojmë. Në një atmosferë gjithnjë e më jo bashkëpunuese mund të ketë një lloj moskuptimi nga njëra palë tek tjetra. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve ku ZPS i jep mbrojtjes materiale të cilat ata i vlerësojnë”, tha ai.

“Në thelb të saj është ajo që ne tani po punojmë me një sistem të nxjerrjes së materialeve që është i coptëzuar. Në qoftë se kemi një sistem të nxjerrjes së provave në vijimësi, brenda parametrave kohore, dhe pas kësaj ekziston edhe urgjenca që po dikton prokuroria për të filluar gjykimin sa më shpejtë, të cilin ne e kundërshtojmë me arsyet që kemi paraqitur më parë. Nëse bëhet nxjerrja e materialeve në vijëmësi për dëshmitarët A.B,C,D dhe E, ne marrim vetëm një pjesë të deklaratave të tyre. Në parashtrimet që bëjmë ne, Prokuroria tha se mbrojtja po e ekzagjeron, por realiteti është se të gjitha këto aspekte janë të lidhura me njëra tjetrën”, tha tutje.

Po ashtu, Hooper foli edhe për formën e listës së dëshmitarëve, dhe konkretizimin e emrave të dëshmitarëve që ajo planifikon t’i thëras në gjyq.

“Ne sygjeruam që të kemi një listë paraprake të dëshmitarëve, Prokuroria duhet të ketë ide se cilët dëshmitarë të thërras në dëshmi. Lidhja e dokumenteve me dëshmitarët në sistemin “Legal Workflow”. Janë 3 mijë dokumente dhe disa prej tyre nuk kanë numër që të jenë të caktuara. ZPS thotë se kjo është për shkak se ato i nënshtrohen redaktimeve, por unë s’e kuptoj se si ata japin këtë shpjegim. Ekziston nevoja të ecim paralelisht dhe të jemi në hap me njëri tjetrin sepse nxjerrjet që ka bërë Prokuroria në fazat e mëparshme, nuk na i ka dhënë këto informacione. Kërkojmë që Prokuroria të riparaqesë këto dokumente dhe t’i lidhi me dëshmitarët përkatës”, tha tutje Hooper.

“Disa dokumente janë formate të ndryshme. I njëjti dokument paraqitet në formate të ndryshme, ose në të njëjtin format e me numra të ndryshme. Kur prokuroria u përpoq të lidhte një dokument përmes ERN, ne nuk e gjejmë atë. Kjo duket se është vështirësi teknike që lind për shkak të përsëritjes së dokumenteve”, tha Hooper.

Hooper madje i është përgjigjur shumë ashpër edhe qasjes së kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith se mbrojtja e Thaçit po bën skena teatrale.

“Unë e mora të ashpër përgjigjen e zotit Smith se mbrojtjes duhet t’i bëhet një paralajmërim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Unë kam njohuri me avokatë nga juridiksione të ndryshme. Mënyra e shprehjes së tij nuk është normale. Ai na akuzon për teatralitet. Unë nuk jam person që bëj skenë teatrale, unë nuk jam ai lloj avokati. Dhe, në fund ju do t’i keni të gjitha në rendin e duhur, dhe kjo s’është mënyra e duhur e nxjerrjes së materialeve”, tha ai.