Ky është Bashkim Lajqi, i arrestuar dje në Pejë nga zviceranët për një vrasje të vitit 2013

Një vrasje që kishte ndodhur në pranverën e vitit 2013 në Zvicër, ka origjinën e krimit në Kosovë, që nga paslufta 14 anëtarë të dy familjeve pejane janë vrarë për gjakmarrje.

Autoritetet zvicerane nxjerrin sot para drejtësisë, të akuzuarit për vrasjen e S. Elshani, i vrarë në maj 2013 në Frasse të Friburgut.

Kjo vrasje që kishte tmerruar opinion zviceran, pasi që viktima u ekzekutuar në prani të familjarëve, lidhet si hakmarrje ndërmjet dy familjeve më të hasmuara të Kosovë, Kelmendi dhe Elshani.

Policia dhe hetuesia zvicerane kishte hetuar vrasjen dhe pas dy vjet e gjysmë, nxjerrin para drejtësisë të akuzuarit.

S. Elshani, me prejardhje nga fshati Ozdrim i Pejës, jetonte në kantonin e Friburgut, ndërsa familja e tij prej vitesh ishte në konflikt (gjak) me familjen Kelmendi nga Peja.

Një konflikt vrasjesh ndërmjet këtyre dy familjeve kishin filluar pas luftës së fundit në Kosovë, ndërsa familja Elshani kishte dyshime se vrasja në Zvicër ndodhi për hakmarrjeje.

S. E. ishte viktima e 12, ndërsa numri i të vrarëve nga dy familjet, ka shkuar në 14 , pasi që vrasjet vazhduan edhe në vitin 2013 dhe 2014.

Pas vrasjesv në Friburg të S. Elshanit, përplasjet ndërmjet këtyre familjeve vazhduan në Kosovë. Më 13 tetor 2013, në qendër të qytetit të Pejës Xh. Kelmendi dhe K. Kukaj, u ekzekutuan me kallashnikov para një lokali.

Kelmendi dhe Kukaj u vranë nga një makinë në lëvizje, e cila më pas u gjet nga policia e djegur nga zjarri, shkruan Gazeta Metro. Mediet në Kosovë duke cituar familjarët, ka thënë se në këtë vrasje ka gisht mafia në Kosovë, ndërsa motivi është hakmarrja