Oferta e Kurtit: Isa Mustafa shkon në selinë qendrore të LDK’së

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka dalë sot në selinë qendrore të partisë.

Mustafa është parë duke hyrë në seli të partisë së tij sot, por ende nuk dihet nëse ka ndonjë takim më kryesinë apo me anëtarët e tjerë të partisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë treguar se çfarë agjende kanë sot, apo nëse do të mblidhen organet e partisë siç edhe është folur për të diskutuar lidhur me marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë se dje Isa Mustafa i ka përcjellë ofertën VV’së, ku i kërko kësaj të fundit dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga pozita e kryetarit të Kuvendit, që të vendoset një deputet i LDK-së dhe pastaj kur të votohet presidenti i Kosovës, që do të jetë i propozuari i LDK, pozita e kryetarit do t’i kthehet VV.

Por deputetja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se ata nuk kthehen mbrapa 26 dhjetorit, që nënkupton se nuk e negociojnë pozitën e kryetarit të Kuvendit.