Ky është biznesmeni që u vra në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Perlleshi” në Prishtinë.

Gazeta Metro ka mësuar biznesmeni i njohur Albert Krasniqi, dyshohet se është vrarë me armë nga babai i tij me inicialet S.K.,(emër i njohur për redaksinë).

Albert Krasniqi njihej si biznesmen dhe afarist i njohur në Kosovë, po ashtu aj u bë i njohur kur morri nën menaxhimin grupin e njohur artistik “Babastars”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, ku i dyshuari (babai) është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma më të cilën dyshohet të jetë përdorur në këtë rast.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje te ndodhur ne rrugën ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëherë pas marrjes se informatës policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një arme qe dyshohet te jetë arma e përdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit te plote të këtij rasti​”, ka thënë ajo.