Ky është çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve të naftës për 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.79 eurocentë për litër, për Benzinë është: 1.76 eurocentë për litër ndërsa për Gaz është: 0.78 eurocentë për litër, shkruan Demokracia.com.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë:

Bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e tjera Mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës si në vijim:
ÇMIMI MAKSIMAL I LEJUAR
Për secilin produkt të naftës

1. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.79 € për litër;

2. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76 € për litër;

3. Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 04/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.