Ky është deputeti që do ta zëvendësoj Rexhep Selimin, si shef i Grupit Parlamentar

Liburn Aliu do të jetë ushtrues detyre i Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kjo pasi Rexhep Selimi po qëndron në Hagë për shkak të pretendimeve të Dhomave të Specializuara për kryerjen e krimeve në luftë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.

“Ushtrues detyre do të jetë Liburn Aliu, nuk do të zgjedhim kryetar të ri, nuk kemi pse të nxitohemi por funksionalisht detyrën e tij do ta kryej Liburn Aliu, këtë e kemi vendosur në kryesi e në grupin tonë parlamentar”, tha Kurti në konferencë për media.