Pasi ju largua kryetari i degës në Viti, Haradinaj prezanton aderimin e ri në këtë komunë

Faruk Nura ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së AAK-së në Viti.

Ai tha se dorëheqja e tij vjen për arsye krejtësisht personale.

Pas largimit të Nurës, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar prurjen e re në parti pikërisht në degën e Vitisë

“Sapo mora konfirmimin nga z. Labinot Bislimi për angazhimin e tij në strukturat e Aleancës. Si kuadër me përvojë në politikë, ai do të kthehet nga Franca në mbështetje të degës tonë në Viti”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

Sapo mora konfirmimin nga z. Labinot Bislimi për angazhimin e tij në strukturat e Aleancës. Si kuadër me përvojë në politikë, ai do të kthehet nga Franca në mbështetje të degës tonë në Viti.

Labinoti ka diplomuar për shkenca politike e juridike në Francë. Ai rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare dhe është pjesë e Aleancës tash e një kohë.

Aleanca gjithëherë ka qenë e hapur për të dhënë mundësi për të gjithë ata që janë të gatshëm për punë dhe përgjegjësi politike.

Kolegëve tonë në Viti, ju uroj suksese të mëtejshme, si në forcimin e organizatës tonë politike ashtu edhe në zgjedhjet komunale.