Ky është droni që ra sot në lagjen Bair të Mitrovicës

Droni, i cili ra sot pa asnjë shenjë identifikuese në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës, ka madhësi rreth 2 metrash.

Fluturakja, siç merr vesh Klankosova.tv, tashmë është larguar nga zona në të cilën ra dhe është marrë nga autoritetet e Policisë së Kosovës.