Sulmon policët, arrestohet serbi

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) në një lokal-kafiteri ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb.

Viktima ka marrë lëndime trupore dhe po ashtu nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor, duke i sulmuar të njëjtit prej të cilëve njërit i ka shkaktuar lëndime, njofton Klan Kosova.

Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.