Ky është hoteli që u sulmua me armë në Gjakovë

Një hotel në Gjakovë është sulmuar sot me armë zjarri.

Indeksonline raporton se bëhet fjalë për hotelin “Metropol”.

Burime të Indeksonline pohojnë se salla në të cilën ka pasur të shtëna ka qenë e zbrazët, teksa sulmi dyshohet të ketë ndodhur pak pas mesnate.

Njësitet relevante të policisë janë duke u marrë me hetimet fillestare të rastit.

Nga vendi i ngjarjes, deri më tani, është sekuestruar një gëzhojë.