Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryeisht i vranët dhe mjaft i ftohtë, me reshje të herë pas hershme lokale bore. Do të ketë erëra vende-vende të fuqishme nganjëherë nga veriu. Erërat do të jetë mjaft të ftohta. Në mbrëmje dhe natën mund të ketë kthjellim të motit cfarë do të kushtëzonte acar të fortë dhe të rrezikshëm për kulturat e hershme bujqësore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Në juglindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së veriut herë pas here priten reshje bore.

Edhe të mërkurën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje bore të cilat nuk do të zgjasin shumë. Do të ketë erëra të forta dhe të ftohta veriore. Në mbrëmje kthjellim i motit dhe mundësi për acar mjaft të fortë.

Në Shqipëri nga e mërkura pa reshje, por do të mbetet ftohtë, përpos viseve mesdhetare/bregdetare ku pritet përmirësim gradual i motit, megjithatë ende mbetet ftohtë. Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje sporadike bore. Në mbrëmje kthjellim i motit dhe vende-vende acar.

Nga e enjta na pret mot me diell, por ende i ftohtë. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë rritje. Nata dhe mëngjesi do të jetë me acar, por pak më të butë.

Të premtën dhe për fundjavë na pret mot kryesisht me diell dhe më i ngrohtë gjatë ditës, pra pritet përmirësim i motit./Meteoballkan