Avokati i Veselit, Emmerson fakton shkeljet e Prokurorisë: S’ka asnjë provë që Veseli ka kryer krime, përveç nëse ZPS po i fsheh

Po vazhdojnë diskutime të ashpra në Gjykatën Speciale mes avokatëve mbrojtës dhe Prokurorisë së Specializuar.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, tha se po dalin parashikimet që ka bërë ai në të kaluarën, kur thoshte se pretendimi i Prokurorisë për të nisur gjyqin në shtator, ishte krejtësisht absurd, ani pse për këtë ai thotë se ishte akuzuar nga kryetarja e Gjykatës Speciale tek shefat e misioneve të BE-së, shkruan lajmi.net.

“Në fazat e mëhershme të procedurave unë e parashikova këtë fakt. Se afati i ZPS-së për të nisur gjyqin nga ZPS ishe absurd për në shtator. Madje u akuzova edhe nga kryetarja. Tani jemi në një situatë që ajo që thash unë atëherë po ndodhë. Ne ende nuk kemi ndonjë indikacion se kur do të dorëzohet dosja paraprake. Këta njerëz janë në paraburgim në bazë të faktit se procedurat do të përfundonin dhe do të niste gjyqi”, tha Emmerson.

“Prokuroria është copë-copë në punën e saj. Këta burra po mbahen pafundësisht në paraburgim teksa Prokuroria po e paraqet punën e saj në renditje. Nëse kjo gjykatë ka juridiksion të gjykojë ndërmarrje të përbashkët kriminale apo jo, janë çështje që nuk hiqen kollaj. Janë çështje që janë diskutuar nga Gjykata Kushtetuese. Është e pamendueshme që kjo gjykatë duhet të mbështetet në ligjet të Kosovës dhe t’i trajtojë në këtë këtë formë ata”, tha Emmerson.

Madje tutje Emmerson tha se ZPS nuk ka asnjë juridiksion për gjykimin në këtë formë të krerëve të UÇK-së.

Kjo pasi sipas Emmerson, askund në aktakuzë, mirëpo as në prova nuk provohet se Veseli ka kryer krime.

“Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka pranuar dhe deklaruar se njerëzit nuk mund të dënohen për këtë çështje se ska pasur juridiksion. Këta burra rrijnë në paraburgim kur Prokuroria po e akuzon mbrojtjen se nuk ka vepruar si duhet në fazën paraprake kur ajo vet ka propozuar shtatorin për nisjen e gjykimit. Kemi një situatë kur rezultati i vetëm i arsyeshsëm është se ZPS nuk ka juridiksion për të gjykuar Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale. Nuk ka asnjë akuzë dhe çështje kundër Veselit. Mbase Prokuroria mbanë të diçka të fshehtë dhe shpreson se diçka do të dali. Por jeni në një fazë kur katër burra kanë humbur lirinë e tyre për një kohë të gjatë. Me gjitha garancitë e ofruara, ne jemi në një situatë kur Prokuroria po vepron qartësisht në mënyrë jo të duhur”, tha Emmerson.

Në këtë konteskt, Emmerson tha se duke mos pasur akuza dhe prova nga ZPS, në një situatë të tillë absurde, mbrojta s’ka as çka të hetojë.

“Provat që kemi deri tani, nuk tregojnë asnjë kryerjen e ndonjë krimi nga zoti Veseli. Çfarë hetimi kemi ne për zotin Veseli? Asnjë ekip mbrojtje i përgjegjshëm nuk do të merrte hetim në 44 vende, kur në dokumentacion nuk kemi asnjë indicie për përfshirjen e klientevë tanë në krime”, tha tutje ai.

Duke u kthyer sërish në akuzat që i ka bërë Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Emmerson tha se pret që ajo të kërkojë falje.